Site icon Telegrafi

Gjakova e Re shpallet kampion në Ligën e Dytë të basketbollit

(Foto: basketbolli.com)

Skuadra e Gjakovës së Re është shpallur kampion i Ligës së Dytë në basketboll në konkurrencën e meshkujve.

Gjakova e Re edhe në ndeshjen e dytë finale të ‘Play-offit’ ka mundur Kosovarin, kësaj radhe 65-50, duke u shpallur kampion dhe edicionin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Parë.

Kupën kapitenit të skuadrës gjakovare, Erion Qarkagjia ia ndau Artan Kurti, nënkryetar i FBK-së.

Medaljet i ka ndarë Artan Kurti, nënkryetar i FBK-së, Faton Kurshumlija, Komisar i Garave të FBK-së dhe Adea Roka, Drejtoreshë për Sport në Komunën e Gjakovës.

(Foto: basketbolli.com)
Exit mobile version