Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) ka vendosur që Përfaqësuesja e Kosovës ndeshjen kundër Bosnjë-Hercegovinës ta luajë në palestrën "Shani Nushi" në Gjakovë. Kjo ndeshje luhet të mërkurën (sot) nga ora 19:15, ndërsa i takon raundit të parë të eliminatoreve për botërorin e hendbollit që mbahet në vitin 2017, shkruan Koha Ditore
Në Gjakovë ishte luajtur edhe ndeshja e parë e Kosovës në këtë cikël eliminator. Rreth 2.200 shikues ishin mbledhur më 4 nëntor të vitit të kaluar për ndeshjen e humbur nga Lituania me shifrat 30:26. Në Gjakovë do të luhet edhe ndeshja e fundit e Kosovës në këto eliminatore, ajo ndaj Sllovakisë, më 17 janar