E gjithë familja Ndrevataj është e rrezikuar nga gjakmarrja tash e 18 vjet më parë kur babai i Luanit vrau një person,-transmeton portali ONLINE.
Shtatë fëmijët e Shkurte Ndrevatajt dhe burri i saj nuk dalin nga shtëpia.Vetëm gruaja e shtëpisë ka drejt të dal.Pasiqë burri i saj,i ndodhur nê gjakmarrje, nuk mund të punojë,familja është zhytur në borgje.
Gjakmarrja teorikisht i kursen fëmijët. Por në Shqipëri kjo ndodhë vetëm nê teori. Pranvera,një vajzë 14 vjeçare asnjëherë nuk ka qenë në Tre nga xhaxhallarët e saj janë vrarë me motive gjakmarrje.
Fëmijët,të gjinisë mashkull,janë të kursyer deri në moshën 14 vjeçare.Që nga ajo moshë djemtë janë poashtu cak i gjakmarrjes,sikur mashkujt tjerë të rritur.Vëllezërit e Pranverës,Pashku (17 vjeç) dhe Pali (15 vjeç) poashtu kurrë nuk kanë qenë në shkollë.
Aleks Ndrea (18 vjeçar),jeton brenda mureve të shtëpisë ,nga gjakmarrja, që nga mosha 11 vjeçare.
Babai i ALeksit është vrarë në vititn 2003 nga gjakmarrja.
Liljana Luani,është njëra nga vullnetaret që jep mësim nëpër shtëpitë e fëmijëve që nuk mund të shkojnë nê shkolla normale sepse kanë “borgj” gjakun.
Mustafa Daija,65 vjeçar,është një nga ndërmjetësuesit në mes familjeve rivale në gjakmarrje.Por jo gjithnjë ndërmjetësuesit janë vetëm humanitarë dhe bëmirës,shpesh ata përfitojnë mijëra euro nga familjet që kanê vrarë me motive gjakmarrje.