Një grabitës hyri në një sallon për thonj dhe kërkoi me zë të lartë “paratë” e të gjithëve – por, mbeti duar bosh pasi klientët dhe punëtorët e injoruan keq.
Grabitja e dështuar në Nail First u regjistrua prej kamerave të sigurisë dhe u publikua nga policia e Atlantës, raporton nypost.
“Të gjithë uluni. Më jepni të gjitha paratë e tua. Zbrazni xhepat tuaj”, burri u bërtet tre grave të ulura.
Pasi gratë e injoruan, ai shkoi te një punëtor i cili iu përgjigj me qetësi telefonatës gjatë sprovës.
“Ku janë paratë?”, i dyshuari e pyet burrin në telefon, i cili në mënyrë të ngjashme si gratë nuk e bënë hesap grabitësin dhe e injoron plotësisht.
Ndryshe, policia amerikane po kërkon ndihmën e qytetarëve për ta arrestuar hajdutin “dështak”. /Telegrafi/