Site icon Telegrafi

“GJAKEXIT”: Pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE, Gjakova del nga Kosova? (Foto)

Qytetarët e Britanisë së Madhe kanë votuar (Brexit) me shumicë votash, që vendi tyre të mos jetë më pjesë e Bashkimit Evropian.

Me këtë rast, në rrjete sociale në Kosovë është përhapur një fotografi, që tregon kinse edhe Gjakova është larguar nga “unioni” i Kosovës, transmeton Telegrafi.

Por, në vend se të shpallet shtet në vete, në këtë hartë shihet qyteti që i është bashkuar Shqipërisë.

Nën thurjen ‘Gjakexit’, në ilustrim shfaqet Gjakova që ka fqinje Tropojën e Kukësin, e jo më Pejën e Prizrenin. Madje, fotografia që po qarkullon në rrjete sociale, ka edhe komente të ndryshme komike.

Derisa dikush e ka vënë thurjen “GjakOUT”, ka të tillë që janë gati të shpallet dita e referendumit. /Telegrafi/

Exit mobile version