Site icon Telegrafi

Gjakderdhje në shtëpinë e Miranda Kerrit

Në shtëpinë e engjëllushes së Victoria’s Secret, Miranda Kerr, në Malibu, kishte hyrë një i paftuar, të cilin e ka qëlluar me armë njëri prej truprojave të bukuroshes.

Rreth mesditës në pronën e saj kishte hyrë një mashkull me një thikë dhe e kishte sulmuar truprojën.

Ai kishte hyrë në pronë pasi kishte kaluar rrethojën.

Siç shkruajnë mediat, sulmuesi e kishte therë truprojën me thikë në sy dhe pastaj e ishte prerë edhe nëpër trup, ndërsa truproja i armatosur, e ka qëlluar atë në kokë. Raportohet se ai e ka qëlluar me katër plumba.

Të dy pas incidentit kanë përfunduar në spital në Los Anxhelos, ku truproja është jashtë rrezikut për jetë, derisa lëndimet e sulmuesit janë më të rënda.

Lexo po ashtu Si dukeshin të vogla femrat që sot konsiderohen më të bukurat e botës? (Foto)

Për fat të mirë, Miranda dhe familja e saj në momentin e sulmit, nuk ishin në shtëpi.

Punëtorët në shtëpitë e afërta që e kanë parë incidentin, janë munduar ta ndihmojnë truprojën.

“Ky mashkull edhe pasi truproja e ka qëlluar me armë, ende në dorë e mbante thikën dhe qëllonte me të, përderisa njëri prej fqinjëve nuk ia ka hequr nga dora”, ka rrëfyer një dëshmitarë.

Manekinia shpesh në këtë shtëpi ka qëndruar me djalin e saj Flynn, ndërsa nuk dihet nëse ajo do ta mbajë këtë shtëpi pas këtij incidenti të tmerrshëm.

Truproja ishte dërguar në spital me helikopter, derisa sulmuesi me autoambulancë. /Zeri/

Exit mobile version