Së paku 20 persona janë vrarë në konliktin ndëretnik në qytetin libian Saba.
Incidenti ka filluar kur një majmun i shtëpisë ka sulmuar një vajzë, pas së cilës familja e saj ka filluar t’ju hakmerret pjesëtarëve të bashkësisë tjetër fisnore që kanë mbajtur majmunin.
Kështu, krisi konflikti në mes të pjesëtarëve të bashkësisë Avlad Sulejman dhe Guedadf.
Është e mundur që numri i viktimave të jetë më shumë se 20, sepse deri më tani vdekjen e kanë lajmëruar vetëm pjesëtarët e grupit Avlad Sulejman.
Sipas informative nga vendi i ngjarjes, në këtë incident janë shfrytëzuar tanke, raketa dhe armë tjera të rënda.
Tre meshkujt që kanë qenë me majmunin në momentin e sulmit, kanë qenë nga bashkësia Gaddafi, së cilës i ka takuar edhe lideri libian Muammar Mohammed Abu Minyar Gaddafi.