Shteti Islamik ka lëshuar një klip të ri në të cilin një luftëtar brutalisht rrah ushtarët kurdë në një rrugë kryesore.
Video gjashtë minutëshe tregon një përbindësh xhihadist i cili bën egërsisht ekzekutimin e tre ushtarëve Peshmerga në një rrugë të Irakut, transmeton Telegrafi.
Duke tundur një thikë, militanti me mjekër ia vë thikën njeriut që lutej, lutje e cila edhe nuk i “bëri punë”.
Klipi i tmerrshëm thuhet se ishte një paralajmërim për ushtarët kurdë.
Duke folur para kamerave, xhihadisti me mjekër – i cili është një shtetas iranian në bazë të raporteve të lajmeve në Irak – kishte paralajmëruar: “Ju nuk do të jeni në gjendje për ta ndalur Shtetin Islamik”. /Telegrafi/