Telegrafi

Gjak gjithandej: Përplasje e ashpër mes tifozëve të Athletico-s dhe Spartak Moscow në Bilbao (Foto/Video)

Qyteti i Bilbaos ishte sot skena e një përleshje të ashpër mes tifozëve të Athletico Bilbao-s dhe Spartak Moscow.

Sipas njoftimeve të mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kanë qenë tifozët rusë ata që kanë filluar të parët të gjuanin me gjësende të forta, duke krijuar një kaos.

Vlerësohet se rreth njëmijë tifozë të Spartak Moscow kishin ardhur për të përcjellë ndeshjen e futbollit, e vlefshme për Ligën e Evropës.

Siç bëhet e ditur më tej, tifozët përgjithësisht kanë përdorur shishe, pishtarë, madje edhe fishekzjarrë – gjak në të gjitha anët ndërsa kishte edhe demolim të lokaleve në qendër të qytetit.

Ndërkohë, shtohet më tej, policia ka arrestuar dy tifozë vendas dhe tre tifozë të Spartakut.

Ndërkohë, një polic vdiq nga efektet e një sulmi në zemër. /Telegrafi/