Dy adoleshentë kanë therur një mësuese dhe tetë nxënës të rinj deri në dhjetë vjeç ‘në qafë’ gjatë një sulmi me thikë në një shkollë në Rusi.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, korridoret mbetën të mbuluara me gjak pasi adoleshentët filluan sulmin e tyre në shkollë në qendër të qytetit Perm.
Të dyshuarit u emëruan si Lev Bidzhakov, 17 vjeç, dhe Alexander Buslidze – që të dy u përshkruan si ‘tifozë të mëdhenj’ të masakrës së Columbisë në vitin 1999 në një shkollë amerikane në të cilën u vranë 12 nxënës dhe një mësues.
Imazhet dramatike thuhet se tregojnë Bidzhakov duke u marrë nga shkolla nga policia dhe është dërguar në spital në një gjendje të rëndë pasi thuhet se ka prerë venat e veta.
Ka raporte në Rusi se Bidzhakov, i cili kishte materiale nga vrasja masive e Kolumbisë në llogarinë e tij të medias sociale.
Gjithashtu është bërë e ditur se një nxënës dhjetëvjeçar është në gjendje të rëndë dhe ka pretendime se numri i viktimave mund të jetë edhe më i lartë. /Telegrafi/