Telegrafi

Gjahtari “vret” dronin (Video)

Gjahtarët nuk vrasin vetëm shpendë apo kafshë të egra. Një gjahtar është drejtuar nga droni, që po fluturonte mbi pronën e tij duke filmuar pamjen e mrekullueshme, dhe e ka goditur.

Duke mos humbur reflekset e gjuetisë, personi është shfaqur me shpejtësi, ka hequr kapelën dhe e ka hedhur në tokë, në shenjë zemërimi, transmeton shekulli.

Më pas, ai ka bërë gati pushkën dhe ka gjuajtur dy herë drejt aparaturës fluturuese, që ka rënë menjëherë në tokë.