Një gjahtar rus u vra dhe u hëngër nga një ari ngjyrë kafe, i cili u rrit në kopshtin e tij që kur ishte i vogël.
Sergej Grigoriyev ishte ngrënë deri në kockë nga ariu i tërbuar, që e kishte gjetur që kur ishte i vogël dhe u rrit në ngastrën e tokës së tij.
‘Mbetjet skeletore’ të 41-vjeçarit u zbuluan nga policia të cilët shkuan në shtëpinë e tij pasi të afërmit raportuan se ai ishte zhdukur, dhe se ariu ishte liruar nga kafazi. Shenjat e gjakut janë parë në borë nga sulmi fatal ndaj gjuetarit.
Gjithashtu, ariu kishte ngrënë edhe tre qenë. Policia në Ozersk, rajoni Chelyabinsk, vrau një ari agresiv, i cili më parë kishte ikur nga kafazi i saj. /oranews/