Një video rrëqethëse është shfaqur në internet, ku shihet një burrë duke hapur një thes plotë me gjarpërinj të cilën i liron në një teren malor në Indi.
Videoja është filmuar në malin Panchmadhi në Hoshangabad afër Bhopal-it, transmeton Telegrafi.
Gjahtari i gjarpërinjve ka pranuar se i kishte liruar 285 gjarpërinj të llojeve të ndryshme në malin Panchmadhi, pasi ishte i bindur se në këtë rajon nuk kalojnë shpesh njerëz.
“Vendosëm t’i lirojmë gjatë mbrëmjes, pasi që toka është më e butë në atë kohë. Nëse toka është e nxehtë, mund t’i krijojë problem atyre, pasi gjarpërinjtë preferojnë të qëndrojnë në vende më të ftohta”, ka deklaruar Salem Khan.
Por Khan i cili punon si gjahtar i gjarpërinjve për më shumë se 30 vite, ka pranuar se kishte liruar edhe afro 60 gjarpërinj helmues, duke përfshirë kobra.
“Duhet të shpëtojmë gjarpërinjtë pasi ata nuk janë miqtë tanë e jo armiq. Ata janë gjithashtu miq të mirë të fermerëve, të cilëve u ndihmojnë në kapjen e minjve nëpër fusha”, shtoi ai. /Telegrafi/