Janë grup i të rinjve nga Gjakova të cilët me eksperimentet e tyre sociale nxjerrin në pah natyrën e vërtetë të qytetarëve të asaj ane.
Kameramani i grupit GJ07 Prank, Ibrahim Neza, shprehet i befasuar me reagimet ndaj kamerave të fshehura. Madje, videot e tyre të ngarkuara në Youtube kanë arritur shifrat e mbi 100 mijë shikimeve.
Këta të rijnë nga Gjakova shpresojnë se nëse sigurojnë financim e pajisjet e duhura, ta shtrijnë aktivitetin edhe në qytetet e tjera të Kosovës. /Klan Kosova/