Site icon Telegrafi

GIZ mbështet Agjencionin për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës

Kryeshefi i AMMK-së, Dr.sc.Ilir Morina, ka realizuar një takim me menaxherin e programit te GIZ, për mbështetjen e shërbimeve komunale, Kai Hofmann.

Gjatë këtij takimi është nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi përmes së cilës  programit për mbështetjen e shërbimeve komunale i GIZ do të mbështes publikimin e raportit për gjendjen e mjedisit 2015, raport ky që përgatitet dhe botohet nga Agjencionin për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK).

Në takim është biseduar edhe për mundësitë e bashkëpunimit edhe në projekte tjera. Me theks të veçantë është diskutuar për bashkëpunimin në projektin për vlerësimin e gjendjes së shtrirjes së deponive ilegale të mbeturinave në komunat e Kosovës dhe evidentimin e tyre përmes sistemit të hartografimit. 

Kryeshefi i AMMK-së, dhe përfaqësuesi i GIZ kanë diskutuar edhe për mundësitë e ngritjes së kapaciteteve të komunave të Kosovës për mbledhjen, përpunimin dhe raportimin e të dhënave dhe përfshirjen e tyre në kuadër të sistemin informativ për menaxhimin e mbeturinave.

Temë e diskutimit ka qenë edhe mundësitë e aplikimit të sistemit të taksës për ambalazhe ku lidhur me këtë çështje pritet që në Kosovë të vijë për vizitë një ekip i ekspertëve gjerman për të bërë vlerësimin e gjendjes dhe mundësive.

Me këtë rast kryeshefi i AMMK-së, Morina falënderoi z.Hofmann, për mbështetjen e vazhdueshme që GIZ (Bashkëpunimi Ndërkombëtarë Gjerman), ka ofruar për AMMK-në, përmes përkrahjes së aktiviteteve, ndërsa që përfaqësuesit nga GIZ shprehën kënaqësinë për partneritetin me AMMK në realizimin e projekteve konkrete ne sektorin e mjedisit.

Exit mobile version