Telegrafi

GIZ-i ndihmon uljen e varfërisë

Bashkëpunimi i GIZ-it me Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale do të sjellë mbështetje në programet rajonale kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe mbrojtjes sociale. Gjithashtu në projektet që parashihen të përkrahen janë fushat e zhvillimit dhe ngritja e kapaciteteve, luftimi i varfërisë, trajnime dhe aftësime profesionale, promovimin në administratën publike, zhvillimin rural dhe menaxhimin e resurseve njerëzore dhe shumë projekte tjera për ato çështje për të cilat është përgjegjëse Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ministri Nenad Rashiq, tha se duhet angazhim i shtuar për gjetjen e mundësive në realizimin e projekteve reale që do të ndihmonin jashtë mase gjendjen në të cilën gjendet shoqëria kosovare sot, për një zhvillim më të qëndrueshëm social. “Do të keni përkrahjen dhe mbështetjen time deri në realizimin e këtyre projekteve, që do të ndikojnë në zhvillimin dhe përmirësimin e jetës së të gjithë qytetarëve”, tha Rashiq.

Kurse menaxheri i programit Wolfgang Jessen, kërkoi bashkëpunimin e domosdoshëm edhe me ministritë tjera përkatëse dhe mbështetjen e nivelit qendror, me qëllim të zgjidhjeve të problemeve sociale dhe fuqizimin e kapaciteteve lidhur me rolin e tyre në një sistem të decentralizuar.

Një implantim i tillë i këtij programi është i paraparë në katër shtete: Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinën me një kohëzgjatje prej pesë vitesh.Të dyja palët u dakorduan se shumë shpejt këto projekte do të finalizohen me
nënshkrimin e një memorandumi të mirëkuptimit ku do të përcaktohen qartë detyrat dhe obligimet e palëve. /Telegrafi/