Ngjyrat më të përdorura tek veshjet ishin e bardha dhe e zeza. Nuk mungonin detajet prej qëndismash dhe tyli. Ricardo Tisci krijoi kontrast, pasi kombinoi ato me çizme të gjata lëkure për një pamje më rock.
Ndër modelet e famshme që parakaluan me veshjete Givechy ishin Rosie Huntington Whiteley dhe Kendall Jenner.
27-vjeçarja Whiteley ka patur një muaj të ngarkuar, pasi ka sfiluar në disa sfilata të rëndësishme dhe gjithashtu ka ndjekur nga rreshtat e parë shumë të tjera.
Nuk mund të mungonte Cara Delevingne.
Ndër të ftuarit kryesorë ishin Kim Kardashian, bashkëshorti i saj Kanye West dhe vajza e tyre njëvjeçare, North. Ata janë miq të ngushtë të stilistit kryesor të Givenchy, por erdhën edhe për të mbështetur Kendall-in, shkruan Anabel. Kim e ka Givenchy-n shtëpinë e preferuar të modës. Madje edhe fustani i dasmës mban firmën e Tisci-t.
Nuk mungonte këngëtarja Ciara, e cila ka sjellë në jetë fëmijën e saj vetëm para një muaji. /Telegrafi/