Telegrafi

Given: Gjysmëfinalja e Kupës do të jetë e nxehtë

City niset për në këtë ndeshje si favorit, derisa menaxheri i United, Sir Alex Ferguson, planifikon të nxjerrë në fushë lojtarët e rinj.

“Fansat janë të ngazëllyer dhe po ashtu edhe lojtarët. Duhet të jenë dy ndeshje të nxehta. Ne kemi humbur vetëm dy herë gjatë gjithë sezonit, dhe po ia dalim Ok. Një prej tyre ishte kundër United dhe duhet të them se na u desh një kohë e gjatë ta harrojmë këtë rezultat. Kemi luajtur mirë atë ditë pa asnjë shpërblim. Shpresoj se do të jetë më ndryshe të mërkurën”, ka thënë Given./Telegrafi/