Përbërësit:
* 500 gr mish i grirë viçi
* 1/3 filxhan çaji oriz
* 1 qepë e grirë
* 1 vezë
* 4-5 lugë majdanoz
* 2 lugë gjelle nenexhik ose kopër (sipas dëshirës)
* pak miell
* pak kripë
* pak piper
* pak vaj ulliri
Për salcën:
* 1 -2 vezë (sipas dëshirës)
* 1-2 limona(sipas dëshirës)
* 1-2 lugë gjelle ‘corn flower’ ose niseshte
* pak miell
* 1 gotë ujë i ftohtë
Përgatitja
Pasi kemi hedhur miell në një pjatë të cekët, i lyejmë qoftet e vogla me miell dhe i hedhim ngadalë në një tenxhere të gjerë me ujë të zier, ( pasi e kemi vënë tenxheren me ujë të mjaftueshëm në zjarr, pak më tepër se gjysma e tenxheres, në mënyrë që të mbulohen qoftet e vogla, dhe pasi uji ka filluar të ziejë, i ulim temperaturën dhe fillojmë t’i hedhim qoftet e vogla brenda, por me kujdes). I lëmë të ziejnë 20-30 minuta.
Përgatitja e salcës
Shtojmë gotën e ujit dhe pak lëng nga tenxherja (uji i ftohtë ndihmon që kur të hedhim lëngun nga tenxherja që është i nxehtë, të krijohet një temperaturë jo shumë e lartë që të mos na pritet veza) dhe i rrahim të gjitha bashkë.
Salcën e përgatitur e hedhim ngadalë në tenxhere dhe nuk e trazojmë. E lëmë të ziejë edhe 5 minuta akoma në temperaturë të ulët dhe e fikim sobën. Gjella jonë është gati. Mund të shoqërohet me djathë dhe ullinj.