Site icon Telegrafi

Giuseppe Conte paralajmëron masa më të ashpra kundër coronavirusit, përveç barnatoreve dhe marketeve – Italia mbyll të gjitha lokalet

Kryeministri italian Giuseppe Conteka paralajmëruar se të gjitha lokalet në Itali do të jenë të mbyllura, përveç barnatoreve dhe dyqaneve me artikuj ushqimor – e tëra kjo po bëhet për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Conte ka falënderuar bashkëqytetarët, pasi sipas tij po tregohen bashkëpunues dhe po respektojnë masat e kufizimit të lëvizjes që kanë hyrë në fuqi të hënën, transmeton Telegrafi.

Si raporton AP, megjithatë në një postim të bërë dje në Facebook, Conte ka shkruar se Italia “duhet ndërmerr hapa tjerë të mëtutjeshëm”, duke urdhëruar mbylljen e të gjitha dyqaneve përveç barnatoreve dhe dyqaneve që shesin artikujt ushqimor.

Ky riorganizim i kufizimeve paraqet tentimet më të reja të qeverisë që t’i kundërpërgjigjet situatës serioze, të krijuar në këtë vend pas përhapjes së coronavirusit.

Kujtojmë që numri i të prekurve me coronavirus në Itali gjatë tri javëve ka shkuar në 12.462. /Telegrafi/

 

Exit mobile version