Ambasadori i Monacos, Ludovic Giuly është “i kënaqur” me shortin e Ligës së Kampionëve, por pranon se Juventusi është skuadër “shumë taktike”.
Skuadra nga Ligue 1 u tërhoq kundër kampionëve italianë në shortin e gjysmëfinaleve të këtij mëngjesi, me ndeshjen e parë që do të luhet në Principatë më 3 maj.
“Do të përpiqemi të rimëkëmbehemi mirë dhe të jemi të vëmendshëm”, ka thënë fillimisht Giuly për BeIn Sports pas shortit të hedhur.
“Taktikisht, italianët janë shumë të fortë, me lojtarë të mëdhenj. Jemi të kënaqur, do të duhet të jemi të fortë dhe të japim gjithçka”, përcjell Telegrafi.
“Ne jemi dy ndeshje larg nga një finale e cila do të ishte historike për këtë klub, ne duhet të ruajmë përqendrimin dhe kujdesin që është shenjë dalluese e këtij ekipi”.
“[Leandro] Jardim definitivisht ka një punë të madhe taktike në duart e tij, por unë u binda paraprakisht se është një short i mirë për AS Monacon”, përfundoi ish-sulmuesi francez i Barcelonës.
Ndryshe, ndeshja e parë zhvillohet në Monaco me 3 maj, ndërsa ajo e kthimit në “Juventus Stadium” një javë më vonë. /Telegrafi/