Telegrafi

Giti po sjell baladën e re ‘Prekem’ (Video)

Vitin e kaluar solli këngën ‘Lem’, e cila u prit mirë prej fansave të këngëtarit shqiptar.

Pas suksesit me këngën e fundit, Giti po sjellë edhe një projekt të ri muzikor të titulluar ‘Prekem’.

Bëhet fjalë për një baladë tekstin e së cilës e ka shkruar reperi pejan Gjiko, transmeton Telegrafi.

Florent Boshnjaku është përkujdes për vijën melodike të këngës gjersa Andi Dautaj u përkujdes për videoklip.

Ky i fundit mësohet se do të publikohet ditën e diele ndërsa një pjesë të saj mund ta shikoni më poshtë. /Telegrafi/