Vitin e kaluar solli këngën ‘Lem’, e cila u prit mirë prej fansave të këngëtarit shqiptar.
Pas suksesit me këngën e fundit, Giti po sjellë edhe një projekt të ri muzikor të titulluar ‘Prekem’.
Bëhet fjalë për një baladë tekstin e së cilës e ka shkruar reperi pejan Gjiko, transmeton Telegrafi.
Florent Boshnjaku është përkujdes për vijën melodike të këngës gjersa Andi Dautaj u përkujdes për videoklip.
Ky i fundit mësohet se do të publikohet ditën e diele ndërsa një pjesë të saj mund ta shikoni më poshtë. /Telegrafi/