Këngëtari Giti e ka lansuar këngën e re me titull “Prekem”.
Është fjala për një baladë, tekstin e së cilës e ka shkruar reperi i mirënjohur, Gjiko.
Florent Boshnjaku është përkujdes për vijën melodike të këngës, ndërsa Andi Dautaj u përkujdes për videoklip.
Ndryshe, Giti në vitin e kaluar solli këngën “Lem”, e cila u prit mirë prej fansave të këngëtarit shqiptar. /Telegrafi/