Manekinia braziliane shpesh thekson se meditimi dhe joga janë pjesë e jetës së saj të përditshme, andaj ajo e ka përshtatur stilin e saj me atë mënyrë jetese
Gisele e bukur shpesh vesh rroba praktike, në kohën e saj të lirë ajo i përkushtohet familjes së saj dhe një mënyre të thjeshtë jetese, transmeton Telegrafi.
Ngjyra e rërës ka një vend të veçantë në veshjet e saj, ajo e zgjedh atë jo vetëm për rrobat, por edhe aksesorët e modës.
Bundchen preferon xhinse me prerje të gjerë, të cilat janë tendencat kryesore të këtij sezoni.
Nga pjesët e sipërme gjatë vjeshtës i pëlqen kardigani, me nuanca të buta gri.
Gisele vesh krijime fluide në raste të ndryshme.
Palltot bazë dhe çantat e ndryshme janë gjithashtu pjesë e gardërobës së saj të vjeshtës.
E gjelbra e ullirit është në listën kryesore të të preferuarave të saj vizuale.
Ajo vesh xhaketa të errëta dhe të gjera me pantallona të ngushta.
/Telegrafi/