Site icon Telegrafi

Gisele Bundchen tregon format e saja

Modelja 31 vjeçare ka arritur të pushtojë botën duke u kryesuar në modelet më të paguara të vitit 2012 me 45.000.000 dollarë pagesë në karrierën e saj, që në fakt është për t’u pasur zili. Me këmbët e gjata si një ‘drenushë’, modelja është e aftë të shfaqë karakterin e saj duke pozuar si një divë e vërtetë.

Nën kujdesin e fotografit Nino Munoz, seti fotografik që do të shfaqet, do të pushtojë zemrat e mijëra femrave. Me sa duket, çdo gjë që prek ajo bëhet minierë arti!

Modelja e famshme prezanton modele të mrekullueshme me dizajne të veçanta të koleksionit ‘Brazilian’, që i përshtaten çdo lloj forme të trupit. Copa ekstravagante, luksoze, të kombinuara me hijeshinë, duke u përshtatur me butësinë e femrës dhe duke e bërë koleksionin më të bukur. /Telegrafi/

Exit mobile version