Gisele Bundchen u pa duke qarë në New York teksa po shikonte në telefonin e saj mes dramës martesore me bashkëshortin, Tom Brady.
Supermodelja 42-vjeçare u emocionua ndërsa fliste në telefon dhe ecte përgjatë parkut të lumit Hudson pranë apartamentit Tribeca, që ajo ndan me profesionistin e futbollit.
Bundchen ka qenë në New York këtë javë, teksa Brady, 45-vjeçar, mbetet në Florida pas vendimit për t’u tërhequr nga NFL.
Një dëshmitar tha, “Gisele po ecte vetë në West Side dhe ishte duke qarë në telefon”.
Një burim spekuloi se modelja mund të ketë qenë në telefon me Bradyn, i cili ishte në kampin stërvitor të Buccaneers në Tampa në atë kohë.
Ndërkohë, një burim i tretë shtoi se ish-engjëlli i “Victoria’s Secret” ishte gjithashtu e mërzitur për paraqitjen që iu bë në revistën Elle.
“Gisele donte që artikulli të kishte të bënte me karrierën dhe punën e saj. Por i gjithë fokusi nga media ishte te citimet për Tomin”.
Artistja në anën tjetër është duke u fokusuar në punën filantropike dhe mjedisore, veçanërisht në vendin e saj në Brazil, ku ka dhuruar dhjetëra mijëra pemë.
Një burim tjetër theksoi se se Brady është “shumë i trishtuar” për grindjen e tyre, por shpreson se ata do të pajtohen.
“Tomi ende shpreson se ata mund të pajtohen”. /Telegrafi/