Gisele Bundchen është ende supermodelja më e mirë në botë. Dhe ylli, që thuhet se ka një vlerë prej 400 milionë dollarësh, dëshmoi edhe një herë se ka pamjen për të mbështetur titullin e saj.
Të premten në mëngjes, bukuroshja e cila u pa në Brazil këtë javë, u pa me një fustan mbrëmjeje të zezë që tregonte trupin e saj shumë të tonifikuar, falë seancave të përditshme të jogës.
Në këto imazhe ajo shfaqet tejet joshëse me një fustan shumë të hapur dhe provokues, duke e bërë atë të duket shumë seksi, shkruan DailyMail.
Ish-gruaja e ikonës së futbollit Tom Brady kishte rregulluar flokët e saj në një stil shumë elegant dhe kishte vendosur shumë bizhuteri. Reklama ishte për “Vivara”, një kompani bizhuterish.
“Për të mbyllur vitin 2023: një festë e veçantë me Vivara”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e saj në Instagram.
Kjo vjen pasi Gisele foli për shëndetin e saj.
Ajo ka marrë kërpudha |Lion’s Mane| për një kohë, për të ndihmuar në rritjen e energjisë së saj, tha ajo në tetor.
“Unë kam marrë “Lion’s Mane Mushroom” për një kohë dhe kjo më ndihmon vërtet të përqendrohem dhe të rris energjinë time. Faleminderit @gaiaherbs për krijimin e këtij produkti. Me pelqen!” ka shkruar aktorja e “Devil Wears Prada”. /Telegrafi/