Telegrafi

Gisele Bundchen refuzon më të shfaqet me bikini në pistat e modës

Gisele Bundchen - Getty Images

Sonte zhvillohet shfaqja më e madhe vjetore e modës në botë.

Gjatë mbrëmjes do të mund t’i shohim modelet e “Victoria’s Secret” teksa sfilojnë nëpër pistën e modës.

Por, në prej bukurosheve më nuk do të jetë pjesë e këtij eventi edhe pse karrierën e ka filluar si 19-vjeçare në këtë shtëpi të modës.

Gisele Bündchen nuk do të sfilojë në pasarelë dhe ka treguar arsyen pse nuk do ta bëjë një gjë të tillë.

Ajo ka aluduar se gjithçka bëhet me kohë pasi që në fillim i është duke bukur që të shfaqet në bikini, kurse tani nuk dëshiron të fotografohet në të brendshme.

Lexo po ashtu Pos Rita Orës, edhe Bebe Rexha do të performojë në ngjarjen vjetore të modës së Victoria's Secret

“Vitet e para u ndjeva mirë, por me kalimin e kohës u ndjeva gjithnjë e më pak e qetë duke u fotografuar, duke ecur në pasarelë e veshur vetëm me bikini”, tha ajo.

Ndryshe, në këtë mbrëmje do të jenë edhe dyshja shqiptare, këngëtaret Rita Ora dhe Bebe Rexha. /Telegrafi/