Gisele Bundchen po vazhdon t’i mbajë në formë linjat e saj edhe pas largimit nga pistat e modës.
Modelja braziliane e ka dëshmuar edhe njëherë se përse është një nga femrat më atraktive me fotosesionin e fundit të realizuar për revistën e famshme “ELLE” për muajin korrik.
Bukuroshja 38-vjeçare ka pozuar gjysmë e zhveshur për çështjet që kanë të bëjnë me qëndrueshmërinë dhe bashkëpunimin e revistës me “Conservation International” për të festuar dhe rritur ndërgjegjësimin e grave që bëjnë diferenca në ndryshimet klimatike.
Bundschen muaj më parë ka publikuar një libër që flet për jetën dhe karrierën artistike të saj, të titulluar, “Mësimet: Rruga ime për një jetë me kuptim”.
Ajo gjithashtu tha se të ardhurat nga libri do të shkojnë në Projektin Agua Limpa, një organizatë jofitimprurëse me bazë në Brazil, e dedikuar për “mbrojtjen e burimeve të ujit për brezat e ardhshëm”. /Telegrafi/