Tom Brady nuk është i vetmi në familjen e tij me lajme të mëdha pas ‘Super Bowl’ të së dielës .
Gisele Bundchen thuhet se po largohet nga agjencia e modelimit ‘IMG Models’ pas 22 vitesh, sipas një konfirmimi nga Page Six.
Burimi thotë se supermodelja 40 vjeçare dhe nëna e dy fëmijëve ka vendosur të marrë përfaqësimin e saj në shtëpi, duke ia dhënë meritat motrës binjake Patricia, e cila gjithashtu punon si menaxherja e saj.
Pavarësisht se i dha lamtumirën bukuroshes braziliane, e cila ndodh të jetë një nga modelet më të paguara në industri , IMG ka mirëpritur dy fytyra shumë të freskëta në muajin e kaluar në inaugurimin e Joe Biden: Amanda Gorman dhe mbesën e Kamala Harris, Ella Emhoff .
“Ka qenë një janar i nxehtë teksa fytyra të reja po i bashkohen industrisë së modelimit”, shtoi më tej burimi.
Agjencia po ashtu edhe gjatë ditëve në vijim ka plane për të njoftuar edhe më shumë talentësh.
Gisele në anën tjetër po vazhdon të shijojë jetën me Brady, të cilët aktualisht janë duke ndërtuar një shtëpi ëndrrash në Miami.
Familja ka festuar fitoren e shtatë të Brady në ‘Super Boël’ dhe modelja ishte e pranishme me djalin Benjamin dhe vajzën Vivian. /Telegrafi/