Gisele Bundchen së fundmi ka pozuar për kopertinën e saj të parë të revistës Vogue që nga divorci me Tom Bradyn.
Fotosesioni, i cili paraqet Bundchen me një seri modelesh flokësh dhe veshjesh dramatike, shfaqet në ballinën e numrit të marsit 2023 të Vogue Italia.
Gisele është parë e veshur me një fustan të kuq të tejdukshëm Valentino, një parukë dhe buzëkuq të kuq, me vetulla super të holla të tërhequra dhe rimel shkëlqyes.
Gisele is back! Gisele Bündchen by Rafael Pavarotti, Vogue Italia, March 2023. pic.twitter.com/fifuZUln8F
— Couture is Beyond (@CoutureIsBeyond) February 22, 2023
Sipas Vogue Italia, superylli i famshëm u fotografua nga Mert Alas dhe Marcus Piggott.
Kjo shënon kopertinën e parë të modeles në Vogue që nga ndarja e saj me yllin e NFL, Tom Brady.
Pavarësisht ndarjes, është e qartë se bukuroshja është e vendosur të vazhdojë karrierën dhe të ruajë statusin e saj si një nga ikonat më të famshme të modës në botë.
Reagimi ndaj kopertinës së Vogue të Bundchen në mediat sociale ka qenë jashtëzakonisht pozitiv, me shumë njerëz që vlerësuan transformimin e saj mahnitës.
Gisele Bundchen bëri bujë së fundmi për pjesëmarrjen e saj në karnavalin e Rio de Zhaneiros.
Në një postim, Gisele ndau një foto të saj me një veshje seksi që rikrijonte pamjen e saj ikonike nga karnavali i vitit 2004.
Ajo shprehu gjithashtu vlerësimin e saj për kremtimin e kulturës braziliane, duke e quajtur atë një “festë të bukur” dhe duke shprehur emocionin që mund të marrë pjesë në të edhe një herë. /Telegrafi/