Gisele Bundchen bën histori: Kopertinën e revistës “Vogue” për herë të parë e pushton një modele pa “make-up” (Foto)
Nol Elshani
Ajo është një nga fytyrat më të njohura të botës së modës ndërsa vitin e kaluar është pozicionuar si e dyta më e paguara në botë.
Dhe Gisele Bundchen bëri histori të enjten, kur u bë personi i parë ndonjëherë që u shfaq pa u rregulluar në kopertinën e revistës “Vogue Italia”.
Në një përpjekje për të pasqyruar “Giselen e vërtetë”, bukuroshja 37-vjeçare është paraqitur vetëm me një bluzë dhe pantofla të rastësishme në kuzhinë.
Në disa prej tjerave ajo shihet në imazhe familjare në shtëpi së bashku me bashkëshortin Tom Brady dhe dy fëmijët e tyre.
Tom dhe Gisele filluan të takoheshin në vitin 2006, kur u takuan për së pari herë tek një mik i përbashkët.
Ata u martuan në një ceremoni intime në Santa Monica të Kalifornisë, në vitin 2009, përpara se të bëheshin prindër të Benjaminit dhe Vivianit. /Telegrafi/