Telegrafi

Giroud vendos të largohet nga Arsenali?

Olivier Giroud ka vendosur që të largohet nga Arsenali këtë verë.

Sunday Express shkruan se Giroud pritet që të kërkojë transferim nga Emirates Stadium në momentin që Alexandre Lacazette të nënshkruajë për klubin nga Londra.

Wenger ka kohë që është futur në bisedime për yllin e Lyonit, i cili ka shënuar 28 gola në 30 paraqitje në Ligue 1 dhe është i bindur se do ta arrijë marrëveshjen me të.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth transferimeve

Giroud do të vazhdojë që të jetë lojtar stoli pas këtij transferimi dhe ai kërkon të jetë startues diku tjetër.

Deri tash West Hami ka shprehur interesim konkret për sulmuesin shtatlartë francez. /Telegrafi/