Site icon Telegrafi

Giroud tregon ‘recetën’ e golave të tij

Olivier Giroud ka treguar formë të mirë në ndeshjen e fundit përkundër minutave të pakët te Arsenali.

Sulmuesi francez u inkuadrua në lojë vetëm në minutën e 69-të në ndeshjen ndaj Sunderlandit, por pas vetëm shtatë minutave arriti të shënoj dy herë, por ‘receta’ i golave të tij është tek asistimet e mira nga bashkëlojtarët.

“Po të kisha ndikim të menjëhershëm në çdo ndeshje, unë do të isha shumë i lumtur”, ka thënë Giroud për mediat angleze, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu “Arsenali më të mirë me Giroudin”

“Unë kam qenë me fat, kam pasur asistime të mëdha nga bashkëlojtarët e mi”.

“Shënimi i golave është gjithmonë i rëndësishëm për një sulmues”, përfundoi sulmuesi francez. /Telegrafi/

Exit mobile version