Site icon Telegrafi

Giroud tregon një prapaskenë mes Sissokos dhe Arsenalit

Sulmuesi francez i Arsenalit, Olivier Giroud ka treguar se ka tentuar ta bind bashkëkombësin e tij Moussa Sissoko t’i bashkohet Arsenalit.

27-vjeçari në ditën e fundit të afatit kalimtar iu bashkua Tottenham Hotspurs për 30 milionë funte nga Newcastle United.

“Unë i thash Sissokos t’i japë prioritet Arsenalit dhe në fund klubi tentoi për ta blerë”.

“Mirëpo ishte një përfundim i veçantë pasi deri në minutat e fundit nuk dihej se çfarë do të ndodhte”.

“Do të doja ta kisha bashkëlojtar edhe në Arsenali, mirëpo në fund ndodhi ajo që ndodhi dhe Tottenham arritën ta rrëmbejnë”, deklaroi Giroud.

Sipas sulmuesi francez, Sissoko do të jetë njëri nga lojtarët kryesor të Tottenham për edicionin e ri. /Telegrafi/

Exit mobile version