Telegrafi

Giroud shumë afër largimit nga Milani, mësohet destinacioni i ardhshëm i francezit

Olivier Giroud është shumë afër largimit nga Milani në verë, teksa ai po synon të transferohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atje ku dy ekipe janë të interesuara për shërbimet e tij.

37-vjeçari ka vetëm tre muaj të mbetur në kontratën e tij me ‘Rossonerët’, dhe ende nuk ka marrë vendimin përfundimtar sa i përket të ardhmes së tij, duke e vlerësuar kohën tek Milani, por gjithashtu i joshur nga ideja për një aventure të re në Amerikë.

Giroud ka vazhduar të dëshmojë se është një sulmues produktiv për Milanin këtë sezon, pasi ai ka gjetur rrugën e rrjetës në 14 raste dhe ka bërë nëntë asistime në 35 paraqitje në të gjitha garat.

Gazzetta dello Sport shpjegon se si Giroud është duke e vlerësuar shumë idenë e një jete të re në MLS, duke e pëlqyer idenë e kalimit në Neë Yor ose Los Anxhelos pasi negociatat janë intensifikuar mbrapa skenave.

Reprezentuesi francez nuk ka marrë ende një vendim por me shumë mundësi do të largohet nga Milani në verë si lojtar i lirë.

‘Rossonerët’ tashmë kanë identifikuar një numër opsionesh për të përforcuar vijën e sulmit këtë verë duke përfshirë emra si Santiago Gimenez, Jonathan David, Viktor Gyokeres, Benjamin Sesko dhe Joshua Zirkzee./Telegrafi/