Olivier Giroud ka shprehur pakënaqësinë e tij për situatën që po kalon te Chelsea.
32-vjeçari, i cili nuk po luan rregullisht, deklaroi se ndihet shumë i stresuar kur nuk zbret në fushën e lojës, por mundohet që të mos e tregojë.
Ai u shpreh se nuk është aspak i lumtur që është kthyer në një lojtar stoli, pasi dëshiron të ketë një rol të rëndësishëm në skuadër.
“Më besoni, ndihem keq sa herë që nuk luaj, thjeshtë nuk e shfaq”.
“Frustrimin duhet ta mbash brenda, për ta transformuar më pas në energji pozitive kur zbret në fushë”.
“Më kanë kontaktuar disa skuadra, por nuk do i tregoj emrat. Prioriteti im mbetet Chelsea. Megjithatë, unë dua të zbavitem, jam 32-vjeç dhe kam fituar Kampionatin Botëror. Dua të tërhiqem nga futbolli i kënaqur”, ka thënë ai. /KP/