Telegrafi

Giroud shënon me stilin ‘Scorpion’ golin e parë për Arsenalin (Video)

Arsenali ka shënuar golin e parë për vitin 2017.

Skuadra e Arsene Wenger e ka nisur si është më së miri vitin e ri, pasi ka kaluar në epërsi ndaj Crystal Palace.

Është sulmuesi francez, Olivier Giroud, i cili ka shënuar një supergol në stilin e njohur si ‘Scorpion’.

Goli i Giroud u shënua në minutën e 19-të pas asistimit të Alexis Sanchez. /Telegrafi/