Site icon Telegrafi

Giroud: Nuk e di a jam sulmues i mirë!

Olivier Giroud ka folur për aftësitë e tij sulmuese dhe përmirësimin në aspektin personal që nga transferimi i tij në Arsenal.

Sulmuesi francez i ka vënë pikëpyetje aftësive të tij sulmuesit, por thotë se nga ardhja e tij te Topçinjtë është përmirësuar dukshëm.

“Unë nuk e di nëse jam një sulmues i mirë, ndoshta jam”, ka thënë fillimisht Giroud për mediat angleze.

Lexo po ashtu Wenger: Giroud i rëndësishëm, vazhdojmë në rrugën tonë

“Unë kam përmirësuar dukshëm veten që kur kam nënshkruar për Arsenalin”, përfundoi sulmuesi francez.

Ndryshe, Giroud ka shënuar deri më tani 7 gola në Ligën Premier, ndërsa ka bërë edhe tri asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version