Telegrafi

Giroud i lumtur me kontratën e re: Ndihem milanist që nga dita e parë

Olivier Giroud ka vazhduar zyrtarisht kontratën me Milanin deri në verën e vitit 2024, por me një opsion për ta vazhduar edhe një sezon tjetër.

Me kontratën e re, Giroud do të fitojë një pagë prej 3,5 milionë euro, derisa ai ka shkëlqyer në dy vite te Rossonerët.

Pas nënshkrimit të kontratës, sulmuesi francez është shprehur shumë i lumtur që do të mbetet pjesë e kuqezinjve së paku edhe për një vit tjetër.

Reprezentuesi francez ka thënë se ndihet milanist që nga dita e tij e parë në San Siro.

“Jam shumë i lumtur sepse gjithçka shkoi mirë. Ishte mënyra më e mirë për të festuar kualifikimin në gjysmëfinalet e Champions League, edhe pse shënova gol kundër Napolit, për mua më i rëndësishëm ishte arritja e objektivit të skuadrës”.

Lexo po ashtu Zyrtare: Olivier Giroud rinovon kontratën me Milanin

“Ndihem milanist prej ditës së parë dhe të gjithë më kanë pritur shumë mirë”, u shpreh sulmuesi francez pas nënshkrimit të kontratës.

36-vjeçari është pjesë e Milan prej vitit 2021 dhe në 76 paraqitje me fanellën e italianëve ia ka dalë të shënojë 27 gola duke kontribuar në titullin e sezonit të kaluar në Serie A, teksa është shndërruar në një pikë referimi në sulmin e kuqezinjve. /Telegrafi/