Sulmuesi francez, Olivier Giroud do të largohet nga Arsenali në fund të stinorit.
Nuk do të jetë vetëm një largim nga Londra, por lojtari nuk do të mbetet fare në Ligën Premier të Anglisë.
E ardhmja e tij duket se është në Bundesligën gjermane, me skuadrën Wolfsburg që po e dëshiron atë.
Sipas medieve gjermane, ‘ujqërit’, kanë bërë gati 20 milionë euro për transferimin e francezit në Bundesliga.
Arsenal ka vendosur ta largojë lojtarin, pasi janë duke kërkuar një sulmues të madh për edicionin e ardhshëm. /Telegrafi/