Telegrafi

Giroud: Kane dhe unë jemi shumë të ngjashëm

Sulmuesi i Milanit, Olivier Giroud ka thënë se sheh ngjashmëri mes tij dhe yllit të Tottenham Hotspur, Harry Kane.

Franca dhe Anglia do të perballën në çerekfinale mes vete dhe Giroud tha fjalën e tij për rivalin e tij anglez, Kane, para kësaj përballje të Kupës së Botës që po afrohet me shpejtësi.

“Kam folur me Hugo Lloris për Harry Kane sepse ai ka një profil që mund të krahasohet me timin”, ka thënë fillimisht Giroud.

“Ai është shumë i fuqishëm dhe gjatë viteve të fundit ai ka lëvizur më shumë në fushë për të qenë më i përfshirë në lojë”.

“Ai është gjithashtu shumë i mirë në asistime dhe një finalizues i mirë që është klinik. Ai është bujar me shokët e tij të skuadrës dhe ka aftësinë për të ‘lënduar’ kundërshtarët”.

“Ai është padyshim një aset i madh për ekipin anglez. Ka ngjashmëri mes nesh, por edhe dallime”, përfundoi sulmuesi francez. /Telegrafi/