Telegrafi

Giroud ka rezultuar negativ nga COVID-19, gati për ndeshjen kundër Lazios

Lajm i mirë për Milanin, pasi Olivier Giroud ka rezultuar negativ nga COVID-19 dhe do të jetë në dispozicion për të luajtur kundër Lazios të dielën.

Sulmuesi kishte marr virusin në fillim të javës së kaluar dhe ishte duke u izoluar në shtëpi në Milano.

Një deklaratë nga klubi konfirmon se Giroud tani ka rezultuar negativ.

Ai do të ketë një kontroll të detyrueshëm mjekësor nesër, sipas protokolleve të Qeverisë Italiane, dhe më pas mund të kthehet në trajnim.

Kjo gjithashtu do të thotë se reprezentuesi francez është në dispozicion për përballjen e së dielës në Serie A me Lazion.

Giroud kishte një fillim të mrekullueshëm te Rossonerët, duke shënuar një gol në fitoren 4-1 kundër Cagliari në “San Siro”.

Trajneri Stefano Pioli gjithashtu do të ketë Zlatan Ibrahimovicin dhe Franck Kessien përsëri në skuadrën e tij pasi janë shëruar nga dëmtimet./Telegrafi/