Sulmuesi i ri i Milanit, Olivier Giroud, ka arritur në Milanello për t’i filluar përgatitjet parasezonale te Rossonerët.
Sipas Calciomercato.com, ish-futbollisti i Chelseat do t’i fillojë stërvitjet për herë të parë me skuadrën e re, pas kompletimit të transferimit për dy milionë euro nga Stamford Bridge.
Francezi, i cili kishte shënuar 39 gola në 119 paraqitje gjatë karrierës me Blutë, ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin italian.
#Milan, #Giroud è arrivato a Milanello: al via la sua avventura rossonera https://t.co/eG3Bb0u1Bp pic.twitter.com/Nj5PJMCGou
— calciomercato.com (@cmdotcom) July 27, 2021
Tuttosport raporton se ai do të jetë i gatshëm që të luajë në ndeshjen miqësore kundër Nice që zhvillohet të shtunën.
Në vazhdim, Rossonerët do të takohen me Valencian, Real Madridin dhe Panathinaikosin, gjatë përgatitjeve parasezonale. /Telegrafi/
Ante Rebić: reporting back for duty 👊#SempreMilan pic.twitter.com/MFx5cqFQfP
— AC Milan (@acmilan) July 27, 2021