Sulmuesi i Arsenalit, Oliver Giroud, ka thënë se i vjen keq për lëndimin e Mathieu Debuchy.
Mbrojtësi anglez u lëndua vetëm pas 15 minutash lojë dhe kështu u detyrua të lë fushën para kohë.
“Jam i mërzitur për atë, shumë i mërzitur’, ka thënë Giroud për SFR Sport.
“Ai është një tip i lojtarit që e duash shumë, po ashtu është njëri i madh”.
“Shpresoj që ai të kthehet sa më shpejt dhe më i fortë se kurrë, por është e vërtetë që kjo filloi të bëhet e tepërt për atë’, ka shtuar sulmuesi francez.
Debuchy u rikthye në fushë pas 385 ditësh mos lojë. /Telegrafi/