Site icon Telegrafi

Giroud është afër ta thyej rekordin e golave te Franca, por Henry ndihet krenarë dhe tregon se bisedon shpesh me të

Thierry Henry ka lavdëruar Olivier Giroud dhe zbuloi se ai fol shpesh me sulmuesin e Chelseat, ndërsa ai është afër t’ia thyejë rekordin e tij të golashënuesit më të mirë për ekipin kombëtar francez.

Legjenda e Arsenalit, Henry është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Francë, pasi ka gjetur rrjetën 51 herë gjatë 123 paraqitjeve për vendin e tij.

Por Giroud, i cili mund të paraqitet si Les Bleus përballë Uellsit në një miqësore sot (e mërkurë), tani është vetëm shtatë gola prapa dhe legjenda e Arsenalit Henry thotë se do të ishte “mahnitëse” nëse 34-vjeçari e tejkalon atë.

Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i Arsenalit në histori të Ligës Premier: Henry, Vieira dhe lojtarët kryesorë të epokës moderne

“Do të ishte shumë mirë, një arritje e madhe”, u përgjigj fillimisht Henry kur u pyet nga Goal në lidhje me thyerjen e mundshme të rekordit nga Giroud.

“Rekordet janë bërë për t’u thyer. Unë shpesh flas me të, sa herë që ai shënon një gol ose dy, dhe gjithmonë i them atij “bëre mirë”, sepse ai e meriton atë”.

“Në tre ose katër vitet e fundit duket sikur ai po lufton për ndeshjet si titullar në nivel klubesh, por sa herë që ai luan – qoftë në nivel klubi apo në ekip kombëtar – ai shpesh sjell gola”.

“Dhe po, e di që njerëzit do të më thonë se ai nuk shënoi një gol në Kupën e Botës, por në fund të ditës ai ngriti trofeun kështu që nuk ka shumë rëndësi”, përfundoi legjenda franceze. /Telegrafi/

Exit mobile version