Telegrafi

Giroud arrin marrëveshje me Milanin, detajet e kontratës potenciale

(Foto: Football Italia)

Gianluca Di Marzio raporton se Olivier Giroud ka arritur marrëveshje me Milanin për rinovim njëvjeçar pas takimit të sotëm (e mërkurë).

Përfaqësuesit e francezit, Vincenzo Morabito dhe Michael Manuello, janë ta kuar me menaxhmentin e klubit na Casa Milan në përpjekje të arritjes së marrëveshjes për kushtet e kontratës së re të kampionit të botës, i cili është i lidhur me Rossonerët vetëm edhe tre muaj.

Takimi mes palëve ishte pozitiv dhe sulmuesi do ta vazhdojë aventurën me Milanin. Di Marzio detajon se marrëveshja verbale është arritur për kontratë njëvjeçare, deri në qershor 2024, ndërsa lojtari do të përfitojë rreth 3.8 milionë euro plus shtesat.

Lexo po ashtu Milani gati të rinovojë kontratat me dy sulmuesit kryesorë – të dy bashkë kanë pothuajse 80 vjet

36-vjeçari pritet ta nënshkruajë kontratën e re para ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Napolit që është caktuar për datën 12 prill.

Ishte raportuar se Giroud kishte refuzuar 10 milionë euro nga Evertoni në afatin e janarit, sepse dëshironte të qëndrojë në San Siro. /Telegrafi/