Real Madrid do të jetë mysafir i Gironas në kuadër të çerekfinales në Copa del Rey.
Los Blancos kanë arritur fitore në ndeshjen e parë në Santiago Bernabeu me rezultat 4-2.
Në takimin e parë shkëlqeu kapiteni Sergio Ramos me dy gola të shënuar, ku Reali fitoi me rikthim.
Real Madrid synon të marrë një rezultat pozitiv për të kaluar në gjysmëfinale të Copa del Rey.
🏟👋 ¡Ya hemos llegado al estadio! #RMCopa pic.twitter.com/gZSRVk6CVk
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) January 31, 2019
Në anën tjetër Girona do të kërkojë mrekullinë për të arritur në gjysmëfinale.
Tri ekipet tjera gjysmëfinaliste janë edhe Valencia, Barcelona dhe Real Betis.
Formacionet zyrtare:
Girona: Iraizoz, Ramalho, Alcala, Juanpe, Muniesa, Garcia, Lozano, Garnell, Luiz, Garcia, Doumbia.
📝 ¡Nuestro once inicial para el partido de vuelta de los cuartos de Final de Copa del Rey! #RMCopa
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) January 31, 2019
Real Madrid: Navas, Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo, Kroos, Llorente, Ceballos, Vinicius JR, Lucas V, Benzema. /Telegrafi/