Telegrafi

Girona përmbys epërsinë e Realit me dy gola të shpejtë për pesë minuta (Video)

Girona ka shënuar dy gola të shpejtë në takimin e tyre në shtëpi ndaj Real Madridit duke kaluar në epërsi nga disavantazhi.  

Vendasit arritën ta gjejnë golin e barazimit në fillim të pjesës së parë me anë të sulmuesit, Christian Stuani.

Stuani arriti të shënoj golin e barazimit nga afërsia në minutën e 54-të të ndeshjes.

Pas këtij goli, Girona mori zemër dhe u hodh me të gjitha forcat në sulm, duke arritur të shënoj edhe golin e epërsisë dhe të përmbys gjithçka.

Ishte sulmuesi tjetër, Portu, i cili shënoi për 2-1 një gol të bukur me thembër në minutën e 59-të. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=4&v=Q4cvUEYL0wU